Flash News

Kosova

Ndërron jetë 29-vjeçarja shtatzënë në Kosovë, mjekja: Ishte e pavaksinuar

Ndërron jetë 29-vjeçarja shtatzënë në
Foto Ilustruese

Një 29-vjeçare shtatzënë në Kosovë ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur doktoresha e kujdesit intensiv, Agreta Gecaj-Gashi e cila ka deklaruar se viktima nuk ka qenë e vaksinuar.

“Pardje ka vdekur, nuk ka qenë e vaksinuar. Pacientja ka ardhur nga Gjilani, ka qëndruar një kohë të shkurtë në Gjinekologji, pastaj në konsultim me mjekët tjerë është transferuar në mjekim intensive qendror. Ka qenë shtatzëni e hershme, në javën e 6-të”, ka deklaruar Gecaj Gashi.

Ajo shtoi se edhe 4 gra të tjera shtatzëna ndodhen në kujdesin intensiv në gjendje të rëndë shëndetësore si pasoje e infektimit me Covid-19.

Kosova vijon prej javësh të jetë në një gjendje alarmante ku numri i infektimeve dhe viktimave nga Covid-19 rritet çdo ditë. Vetëm para pak kohësh, qeveria miratoi planin e ri të masave antiCovid, ku riktheu orën policore, shtyu nisjen e vitit të ri shkollor si dhe urdhëroi mbylljen e klubeve të natës.

 

Të fundit