Flash News

Kosova

Ndërron jetë ish-zëvendësministri i punëve të jashtme të Kosovës, Anton Berisha

Ndërron jetë ish-zëvendësministri i punëve të

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Në njoftim thuhet se homazhet për nder të tij do të mbahen nesër, më 3 janar, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

Varrimi i tij do të bëhet po nesër, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë. Ndërkohë, e pamja do të mbahet më 4 janar, në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Familja Berisha, në njoftimin e saj, shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Anton Berishës, duke e cilësuar atë si një figurë të shtrenjtë dhe të pazëvendësueshme.

Anton Berisha ka lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ai njihej si një personalitet i respektuar dhe me kontribut të madh në diplomacinë kosovare.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!

Të fundit