Flash News

Kosova

Ndërron jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Zukaj

Ndërron jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Zukaj, ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër. Lajmin e ka bërë të ditur dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 13:00, në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Deçan, shpreh ngushëllimet e saj për familjen, miqtë dhe bashkëluftetarët e tij.

Të fundit