Flash News

Kosova

“Ndodhin këto raste”, zbardhet dëshmia e të riut nga Kosova që vrau nënën

“Ndodhin këto raste”, zbardhet dëshmia e të riut nga

Urim Hyseni, i riu që vrau dy ditë më parë nënën e tij në Kosovë, nuk ka shfaqur shenja pendese gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë.

Siç deklaron eksperti i çështjes, Nysret Pepaj, Hyseni ka thënë në dëshminë e tij se “raste të tilla ndodhin dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”. Dyshohet se Hyseni vuan nga çrregullime psikike të cilat mund ta kenë shtyrë të kryejë krimin e rëndë.

“Dr. Nysret Pepaj deklaroi se ka biseduar me U.H. lidhur me të gjithë rastin dhe tani mund të jetë i shqetësuar, por i njëjti edhe në heshtje e kupton procedurën që zhvillohet ndaj tij, sepse te ne është deklaruar se ‘ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tash’. Sëmundja për të cilën po dyshon se mund të jetë i lartpërmenduri (çrregullim psikotik), nuk ka ndikim në zvogëlimin e inteligjencës së tij, me çka kur është jashtë efektit të sëmundjes i kupton të gjitha si dhe deklarohet normal. Kur është nën afektin e atij çrregullimi atëherë veprimet e tij janë të tjera me çka në këtë rast qetësia e tij na jep të kuptojmë se efekti i sëmundjes është zvogëluar përpos që është shqetësimi i tij përball tij dhe nga shqetësimi veprimet e tij si dhe përgjigjet e tij mund të jenë jovalide”, ka thënë eksperti.

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit. Urim Hyseni jetonte ne Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë pak ditë para ngjarjes. Hyseni e akuzonte shpesh nënën se kishte qenë shkaktare që ai të ndahej nga bashkëshortja.

Të fundit