Flash News

Kosova

Ndryshon plani i vaksinave antiCovid, Kosova lejon vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç

Ndryshon plani i vaksinave antiCovid, Kosova lejon vaksinimin e
Foto Ilustruese/ Vaksina antiCovid

Kosova do të lejojë fëmijët mbi moshën 12-vjeçare të kryejnë vaksinën anti-Covid. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Sipas ministrisë, fëmijët mbi 12 vjeç do të vaksinohen me dozat e vaksinës Pfizer në bazë të indikacioneve shëndetësore që kanë.

“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Vendimi vjenpas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 në të gjithë vendin. Vetëm në 24 orët e fundit, 14 fëmijë derinë moshën 9-vjeçare rezultuan pozitiv me Covid-19.

 

Të fundit