Flash News

Kosova

Në fokus e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën

Në fokus e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor, ministri i

Nikos Dendias do të vizitojë ditën e sotme Prishtinën. Sipas njoftimit nga MPI e Greqisë, Ministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi do të zhvillojë do të zhvillojë një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në orën 11:00.

Dendias më pas do të pritet në takim dhe nga kryeministri Albin Kurti. Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet e dialogut Prishtinë-Beograd dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Vizita e tij e fundit ishte më 20 dhjetor të vitit 2022. Gjatë vitit që lamë pas ai kishte qëndruar për vizitë në Kosovë edhe gjatë muajit qershor.

Të fundit