Flash News

Kosova

Në gjyqet e ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë do jenë edhe zyrtarë amerikanë

Në gjyqet e ish-komandantëve të UÇK-së në

Në gjyqet e ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë do jenë të pranishem edhe përfaqësues të Qeverisë së SHBA-së.

Mësohet se mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të saj.

Sipas një dokumenti të Speciales, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh për dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003, duke u thirrur në Rregullën 107 të procedurës.

Këto kushte përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, ndërsa kundër-ekzaminimi të kufizohet në pyetjet e parashtruara gjatë ekzaminimit direkt dhe çështjet që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit.

Në dokument theksohet gjithashtu se dëshmitarit i jepet e drejta të refuzojë përgjigjet për arsye konfidencialiteti, ndërsa përfaqësues të qeverisë amerikane do të autorizohen të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë. Një kërkesë formale për këto masa pritet të dorëzohet së shpejti.

Më 18 gusht, mbrojtja e Thaçit ka marrë miratimin e autoriteteve amerikane për përdorimin e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit 1DW-003, figurë e mbetur anonime për publikun

Po ashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime mbi pyetjet që mund t’i drejtohen dëshmitarit dhe ka kërkuar të jetë e pranishme gjatë procesit të marrjes në pyetje.

Të fundit