Flash News

Kosova

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, Kosova huazon 50 kamera regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, Kosova huazon 50 kamera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për t’i dhënë hua Kosovës 50 kamera regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë.

Takimi për nënshkrimin e marrëveshjes mes kryetarit të KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi u zhvillua në Tiranë.

Përmes marrëveshjes bëhet i mundur huazimi i 50 kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë që do të përdoren gjatë proceseve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u shpreh se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-në në rritjen e besueshmërisë ndaj qytetarëve dhe. Radoniqi rikujtoi se në QNR do të zhvillohen numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në Shqipëri kamerat u përdorën në të gjitha qendrat e votimit më 25 prill, duke garantuar siguri dhe integritet në vota.

 

Të fundit