Flash News

Kosova

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën
Ndërtesa e Parlamentit Evropian në Strasburg

Është nënshkruar në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kështu mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve në Zonën Schengen duke filluar nga 1 janari i vitin 2024.

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten në një konferencë për media pas nënshkrimit të aktit ligjor për vizat, u shpreh se se më në fund qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës.

“Më në fund para gjysmë ore nënshkruam aktin ligjor që u mundëson qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm drejt BE-së pa viza. Më në fund udhëtimi drejt BE-së për pushime, vizita familjare, udhëtime biznesi do të jetë më e lehtë”, tha Reuten.

 

Të fundit