Flash News

Kosova

Nesër hyn në fuqi vendimi/ Kosova nuk njeh dokumentet e identifikimit të serbëve, acarohet Beogradi

Nesër hyn në fuqi vendimi/ Kosova nuk njeh dokumentet e identifikimit

Nga nesër, 1 gusht, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një “dokument hyrje/dalje”.

Ky vendim i qeverisë së Kosovës, parashikon që dokumentet e identifikimit, të lëshuara nga autoritetet serbe janë të pavlefshme, si masë reciprociteti ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.

Ky vendim sikurse edhe vendimi për ndërrimin e targave ka shkaktuar tensione te pala serbe. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, ka thënë se shqiptarët po “përgatisin ferr” në Kosovë.

Ai madje paralajmëroi një takim të presidentit të Serbisë me përfaqësuesit serbë të Kosovës.

Të fundit