Flash News

Kosova

Nesër mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Nesër mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin,
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Nesër në orën 11.00 do të mbahet se seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Sa i përket seancës për Salih Mustafën javën e kaluar ka pasur zhvillime.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, raporton "Bota Sot".

Katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës.

Tre nga personat që u paraqitën si viktima vijnë nga e njëjta familje, thuhet në raportin që Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ia ka dorëzuar gjykatësit Nicolas Guillou.

 

Të fundit