Flash News

Kosova

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, zbardhet axhenda mes tyre në Bruksel

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, zbardhet axhenda mes tyre në

Nesër pritet të mbahet takimi i shumëpritur në Bruksel mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian tashmë është bërë e ditur axhenda për nesër.

Sipas këtij njoftimit, në orën 08:20 është planifikuar mbërritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Borrell, do të ketë takime bilaterale, te ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Të fundit