Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga konflikti etnik tek përfshirja e ndërkombëtarëve, VOA: Përse vazhdojnë tensionet Kosovë-Serbi?

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës u ndezën sërish këtë javë pasi policia e Kosovës bastisi zonat e dominuara nga serbët në veri të vendit dhe konfiskoi ndërtesat e komunave lokale.
Ka pasur përleshje të dhunshme ndërmjet policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja në njërën anë dhe serbëve vendas nga ana tjetër, duke lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët. Serbia ngriti gatishmërinë luftarake të trupave të saj të vendosura pranë kufirit dhe paralajmëroi se nuk do të qëndrojë duarkryq nëse serbët në Kosovë do të sulmoheshin përsëri. Situata ka nxitur sërish frikën për një ripërtëritje të konfliktit të viteve 1998-99 në Kosovë, që mori më shumë se 10,000 jetë dhe la më shumë se 1 milion të pastrehë.
SI REAGUAN ALEATËT E SERBISË?
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në zemër të Evropës. “Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës, në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim (ndërkombëtar) të imagjinueshëm”, tha ai, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti. Kina tha se po ndjek nga afër zhvillimet. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Nin i kërkoi NATO-s të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial “të vendeve përkatëse dhe të bëjë atë që është vërtetë e favorshme për paqen rajonale”.
ÇFARË E SHKAKTOI PËRPLASJEN E FUNDIT?
Serbët bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit të kaluar të mbajtura në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën. Të premten e kaluar, kryebashkiakët e sapozgjedhur shqiptarë u vendosën në zyrat e tyre me ndihmën e policisë së Kosovës. Serbët u përpoqën t’i pengonin ata të merrnin objektin, por policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Të hënën, serbët u përfshinë në përleshje të ashpra me paqeruajtësit e NATO-s, duke lënë të plagosur më shumë se 50 rebelë dhe 30 trupa ndërkombëtare. Bojkoti i zgjedhjeve pasoi një dorëheqje kolektive të zyrtarëve serbë nga zona, duke përfshirë stafin administrativ, gjyqtarët dhe oficerët e policisë, në nëntor të vitit 2022.
ÇFARË PO BËN NATO-ja NË KOSOVË?
Deri më tani, ka pasur rreth 3,800 trupa të NATO-s të stacionuara në Kosovë, kryesisht në detyra paqeruajtëse, por edhe për të vëzhguar kufijtë, veçanërisht atë me Serbinë, ku Beogradi aktualisht ka forcuar praninë e trupave të tij. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se aleanca kishte dërguar 700 trupa të tjera në Kosovë për të ndihmuar në shuarjen e protestave të dhunshme dhe kishte vënë në gatishmëri një batalion tjetër në rast se trazirat përhapeshin.
SA I THELLË ËSHTË KONFLIKTI ETNIK NË KOSOVË?
Mosmarrëveshja për Kosovën është shekullore. Serbia e vlerëson rajonin si zemër të shtetësisë dhe fesë së saj. Në Kosovë gjenden shumë manastire mesjetare të krishtera ortodokse serbe. Nacionalistët serbë e shohin një betejë të vitit 1389 kundër turqve osmanë atje si një simbol të luftës së tyre kombëtare.
Shumica e shqiptarëve të Kosovës e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe e akuzojnë Serbinë për pushtim dhe represion. Shqiptarët e Kosovës filluan një rebelim në vitin 1998 për të çliruar vendin nga sundimi serb. Përgjigja brutale e Beogradit shkaktoi një ndërhyrje të NATO-s në vitin 1999, e cila e detyroi Serbinë të tërhiqej dhe t’ia dorëzonte kontrollin paqeruajtësve ndërkombëtarë.
A KA PASUR PËRPJEKJE PËR ZGJIDHJE TË MOSMARRËVESHJES?
Ka pasur përpjekje të vazhdueshme ndërkombëtare për të gjetur gjuhën e përbashkët midis dy ish-armiqve të kohës së luftës, por deri më tani nuk ka pasur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse. Zyrtarët e BE-së kanë ndërmjetësuar negociatat e krijuara për të normalizuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshje të shumta janë arritur, por ato rrallë janë zbatuar në terren. Disa fusha kanë patur rezultate, si lëvizja e lirë brenda vendit.
KUSH JANË LOJTARËT KRYESORË?
Si Kosova ashtu edhe Serbia udhëhiqen nga drejtues nacionalistë të cilët nuk kanë treguar gatishmëri për kompromis. Në Kosovë, Albin Kurti, një ish-udhëheqës i protestave studentore dhe i burgosur politik në Serbi, drejton qeverinë dhe është negociatori kryesor në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja. Ai njihet edhe si mbështetës i zjarrtë i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe është kundër çdo kompromisi me Serbinë.
Serbia udhëhiqet nga presidenti populist Aleksandar Vuçiq, i cili ishte ministër i Informacionit gjatë luftës në Kosovë. Ish-ultranacionalisti këmbëngul se çdo zgjidhje duhet të jetë një kompromis në mënyrë që të zgjasë dhe thotë se nuk do të arrijë asnjë marrëveshje nëse vendi nuk fiton diçka.
ÇFARË NDODH MË PAS?
Zyrtarët ndërkombëtarë shpresojnë të përshpejtojnë negociatat dhe të arrijnë një zgjidhje në muajt e ardhshëm.
Të dy vendet duhet të normalizojnë marrëdhëniet nëse duan të përparojnë drejt anëtarësimit në BE. Mos arrtija e një përparimi të madh do të nënkuptonte paqëndrueshmëri të zgjatur, rënie ekonomike dhe potencial të vazhdueshëm për përplasje. Çdo ndërhyrje ushtarake serbe në Kosovë do të nënkuptonte një përplasje me paqeruajtësit e NATO-s të vendosur atje./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38