Flash News

Kosova

Nga nesër ndalet transporti urban në Prishtinë, shkak bllokimi i buxhetit

Nga nesër ndalet transporti urban në Prishtinë, shkak bllokimi i

Qytetarët e Prishtinës nga dita e nesërme, 24 nëntor, do të mbesin pa transport publik dhe privat, pas vendimit të Trafikut Urban për të ndërprerë qarkullimin e të gjitha linjave.

Shkak për këtë situatë, sipas ndërmarrjes, është bllokimi i buxhetit të Komunës nga Ministria e Financave.

Trafiku Urban njoftoi se ndërprerja vjen si rezultat i vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve, të cilat kanë pamundësuar funksionimin e linjave.

Në një postim në Facebook, ndërmarrja theksoi se Komuna e Prishtinës nuk ka arritur të shlyejë obligimet financiare ndaj saj, ndonëse ndërmarrja raporton bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar.

“Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, që do t’i mundësojnë Komunës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes”, thuhet në njoftim, citon Klan Kosova.

Të fundit