Flash News

Kosova

Nga nesër transporti publik në Prishtinë do të jetë falas, sa do të zgjasë ky vendim

Nga nesër transporti publik në Prishtinë do të jetë

Në Prishtinë transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i bashkisë në Prishtinë, Shpend Ahmeti. Ky i fundit u ka kërkuar qytetarëve të kujdesshëm dhe të respektojnë masat ndaj Covid-19.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër Covid-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë", shkruan Ahmeti në Facebook.

Ky vendim është marrë për të mbështetur qytetarët dhe familjet, të cilat po përballen me vështirësi ekonomike si pasojë e pandemisë.

 

Të fundit