Flash News

Kosova

Nga sot FSK-ja mund të zbarkojë në çdo vend të botës

Nga sot FSK-ja mund të zbarkojë në çdo vend të

Duke nisur nga sot, Forca e Sigurisë së Kosovës mund të zbarkojë kudo në botë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për dërgimin e FSK-së jashtë vendit. Ato mund t'ju bashkohen forcave edhe në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, ku prej kohësh ka tensione.

Sipas dokumentit, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues apo ftesë, qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë.

Është qeveria ajo që propozon secilin mision dhe më pas vendos Kuvendi. Vulën finale megjithatë e jep komandanti suprem, në këtë rast presidentja.

Gjithë këto institucione ka muaj që mbështesin idenë se FSK-ja është e gatshme për këto misione. FSK-ja deri më tani ka marrë pjesë në vetëm një mision paqeruajtës, në Kuvajt.

Të fundit