Flash News

Kosova

Ngërçi në Kosovë, Glauk Konjufca mandatohet nga presidentja Osmani për kryeministër

Ngërçi në Kosovë, Glauk Konjufca mandatohet nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i dha sot mandatin për formimin e Qeverisë së re kandidatit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Në një deklaratë për mediat, Osmani theksoi se Kushtetuta e Kosovës e detyron presidentin të emërojë mandatarin e dytë në rast se përpjekja e parë dështon.

Kushtetuta nuk thotë ‘mund të emëroj’, por ‘emëron kandidatin tjetër’ kur dështon i pari. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, prandaj presidentja duhet ta emërojë mandatarin e dytë,” tha Osmani, duke shtuar se vendimi i saj është në përputhje me tri aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 95.4 të Kushtetutës.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se kandidati i LVV-së, Glauk Konjufca, ka mbështetjen e të njëjtave vota që Kurti kishte marrë më 26 tetor në Kuvend, pra 56 vota.

Konjufca i ka të gjitha votat që i kam pasur unë. Maksimumi im është minimumi i tij. Ju e dini që më 26 tetor unë mora 56 vota, ato janë të sigurta edhe për Glaukun,” tha Kurti, duke shtuar se nuk sheh mundësi për koalicion me partitë e tjera për formimin e Qeverisë së re.
Ky hap i presidentes Osmani vjen pas dështimit të përpjekjes së parë për formimin e qeverisë dhe hap rrugën për procesin politik të mandatarit të dytë.

Të fundit