Flash News

Kosova

Nipi i Adem Jasharit: Duhet paqe midis Kosovës dhe Serbisë, të krijohet fqinjësi e mirë

Nipi i Adem Jasharit: Duhet paqe midis Kosovës dhe Serbisë, të

Bekim Jashari, djali i Hamez Jasharit dhe nipi i Adem Jasharit, është shprehur se tashmë ka ardhur momenti që midis Kosovës dhe Serbisë të vendoset paqe.

Sipas tij, amaneti i të rënëve ka shkuar në vend në momentin që Kosova ka një nivel ekonomik dhe mirëqenie të sigurtë.

“Unë shpresoj që tashmë të zgjidhen të gjithë mosmarrëveshjet, pasi duket se amaneti i të rënëve ka shkuar në vend në momentin që kemi një nivel ekonomik dhe mirëqenie të sigurtë. Nëse ne do të arrijmë që të krijojmë kushte që shqiptarët ta duan vendin për të jetuar këtu themi se e kemi çuar amanetin e dëshmorëve në vend, por fatkeqësisht kemi emigrim.”Bac u kry”, është kuptimi i përfundimit të dialogut me Serbinë dhe fillimi i zhvillimit ekonomik.Me Serbinë të krijohet një fqinjësi e mirë”, është shprehur ndër të tjera Bekim Jashari për Abc

Të fundit