Flash News

Kosova

Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës, ja akuzat ndaj tyre

Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së në

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre bashkëpunëtorët e tij të kohës së luftës, KADRI Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë dalë sot më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar në lidhje me akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.

Ish-krerët e UÇK akuzohen për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe thuhet se janë kryer në disa qytete të Kosovës, por edhe në veri të Shqipërisë, siç është dhe ‘Shtëpia e verdhë’ në Burrel. Nga ana tjetër ish-udhëheqësit e UÇK-ës janë deklaruar të pafajshëm.

Të fundit