Flash News

Kosova

Nis seanca në Gjykatën Speciale, Thaçi hedh poshtë akuzat: Deklarohem plotësisht i pafajshëm për të gjitha pikat

Nis seanca në Gjykatën Speciale, Thaçi hedh poshtë akuzat:
Ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në fjalën e tij përballë tribunalit, Thaçi ka hedhur poshtë të 10 akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke u deklaruar i pafajshëm.

I dëgjova dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat. Akt-akuza është krejt e paqëndrueshme. Unë deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e akuzës", tha Thaçi.

Ndërkaq, avokati mbrojtës i ish-presidentit kosovar, David Hooper tha se kjo seancë është bërë pa njoftuar në kohë mbrojtjen.

"U realizua pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh, për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë. E pakuptim, e kemi të vështirë të kuptojë pse është bërë në këtë mënyrë", tha ai.

Të fundit