Flash News

Kosova

Një i vdekur dhe një e plagosur në Prishtinë

Një i vdekur dhe një e plagosur në Prishtinë

Një i vdekur dhe një e plagosur është bilanci i përplasjes me armë të dy grupeve në Prishtinë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Jeronim De Rada”, mbrëmë pas orës 21:00.

Sipas policisë, viktima është e seksit mashkull, ndërsa një femër është plagosur dhe është dërguar në spital për mjekim.

Të dyshuar janë dy persona të cilët janë shpallur në kërkim.

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftim.

Të fundit