Flash News

Kosova

Një ministër jep dorëheqjen nga kabineti i qeverisë ‘Kurti’ në Kosovë

Një ministër jep dorëheqjen nga kabineti i qeverisë

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi ka dhënë sot dorëheqjen.

Mësohet se dorëheqjen, Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti nëpërmjet një letre.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Latifi ishte një ndër ministrat më të kritikuar për mungesë rezultatesh në sektorin që e udhëhiqte. Ai u emëruar ministër më 16 nëntor të vitit 2021, pas dorëheqjes së Arben Vitisë.

 

Të fundit