Flash News

Kosova

Një tjetër komandant i UÇK-së në Hagë, nesër përballë Gjykatës Speciale

Një tjetër komandant i UÇK-së në Hagë,

Pas Jakup Krasniqit, ish-kreut të Kuvendit të Kosovës në Hagë është thirrur edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ky i fundit nesër do të shkojë në Hagë.

Lajmin e bëri me dije vet Selimi përmes një reagimi në profilin zyrtar, ku tha se është njoftuar dhe se do të paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë për tu përballur me to.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se po shkon në Hagë dhe do të kthehet me kokën lart.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qyterarë e bashkëkombas të mi!
Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.

Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.
Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.

Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!

Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme.

Të fundit