Flash News

Rajoni

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e djathta serbe proteston kundër propozimit evropian

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e djathta serbe

Pala e djathtë në Serbi protestoi kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Protesta u mbajt më datën 7 mars në Beograd, jashtë ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë.

Thirrja për protestë u bë përmes rrjetit rus, Telegram nga organizata e paregjistruar ultra e djathtë “Patrulla Popullore” që edhe më herët ka mbajtur këto qëndrime kundër Kosovës.

Folësit në protestë u prezantuan si studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Beogradit.

Stefan Simonovic, që u prezantua si student i Fakultetit të Filozofisë në Beograd, tha se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë”.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha negociatave dhe diskutimeve për propozimin franko-gjerman”, tha ai.

Pas adresimit para Fakultetit të Filozofisë, protestuesit marshuan në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë (RTS), nga ku kërkuan “një opinion ndryshe, jo vetëm që Kosova është humbur” gjatë transmetimit në këtë kanal shtetëror.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehën gatishmërinë e tyre që ta zbatojnë këtë propozim, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve.

Të fundit