Flash News

Kosova

"Nuk do të ketë lehtësim të masave", si paraqitet situata me Covid-19 në Kosovë

"Nuk do të ketë lehtësim të masave", si paraqitet

Situata me Covid-19 në Kosovë paraqitet serioze. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për mediat.

Ai tha se nuk do të ketë lehtësim të masave pas 13 shtatorit, kur nis dhe shkolla.

Vitia ka thënë se ka një gjendje të rënduar në spitale, me numër të lartë të pacientëve të shtruar me Covid-19, me variantin Delta.

Përveç rasteve të reja, që ditët e fundit kanë qenë afro 1 mijë, raportohet për numër të lartë të jetëve të humbura nga koronavirusi. Numri i viktimave ditët e fundit ka qenë midis shifrave 20-30.

Sa i përket procesit të vaksinimit, Kosova ka administruar afro 940 mijë doza, mbi 30 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja.

Të fundit