Flash News

Kosova

Nuk komunikon me Ramën, Haradinaj tregon për takimet me ish-kryeministrat Nano dhe Berisha

Nuk komunikon me Ramën, Haradinaj tregon për takimet me
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Në një intervistë për “Ora News”, ai ka thënë se ende nuk kanë arritur të rikthejnë komunikimin për shkak se ka qenë i detyruar të mbajë “qëndrime të drejta në mbrojtje të interesit nacional mbarë shqiptar por dhe në mbrojtje të interesit të Kosovës sepse Kosova është Shqipëri”.

Haradinaj ka treguar edhe për raportet me ish-krerët e qeverive në të shkuarën si Fatos Nano apo Sali Berisha.

"Mua s’më ka ardhur mirë që e kemi pasur një marrëdhënie kështu të prishur mes nesh për shkak se kam jashtëzakonisht shumë respekt për të gjithë bashkëkombësit e mi shqiptar kudo që janë në krejt botën.

Sa herë kam ardhur në Shqipëri në të kaluarën, kur ishte Fatos Nano kryeministër takoja atë, e takimin e dytë te doktor Sali Berisha që ishtë në opozitë në ato kohë. Kështu kam vepruar ose anasjelltas. Nuk kam dashur ta ndaj Shqipërinë në të djathtë e në të majtë.

Dëshira ime nuk është që unë të kem rol në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, se nuk është detyra ime por e vërteta është që ne kemi hasur në vështirësi të madhe për shkak të qëndrimeve dhe interesave që ka pasur Kosova me kryeministrin Rama", tha Haradinaj.

Të fundit