Flash News

Kosova

"Nuk mund të barazohet agresori me viktimën", Vjosa Osmani i drejtohet popullit si Presidente: Qëndroni të bashkuar

"Nuk mund të barazohet agresori me viktimën", Vjosa Osmani i

Vjosa Osmani ka dhënë deklaratën e parë si Presidente e Kosovës. Ajo tha se Gjykata Speciale është përgjegjësi që Kosova e ka marrë dhe ka vlerësuar përgjigjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së ndaj saj.

Osmani u shpreh se vendi është duke kaluar në një situatë të vëshitirë, duke theksuar  se shteti forcohet nga sfidat që i përballon.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e Dhomave të Specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar. Unë dua t’u shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara. Kjo kohë kërkon lidership dhe përgjigje të unifikuar shtetërore. Si ushtruese e detyrës së Presidentit, do të përkushtohem që çdo ditë që Kosova të jetë shtet, që ëndrrat e qytetarëve të jetësohen”, tha Vjosa Osmani.

Kjo e fundit nuk la pa përmendur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, duke kërkuar që agresori dhe viktima të mos barazohen. Presidentja e Kosovës i kërkoi qytetarëve të jenë të bashkuar në këto situata.

Të fundit