Flash News

Kosova

Nuk rritet numri i të infektuarve, Kosova shënon 1 viktimë nga Covid-19

Nuk rritet numri i të infektuarve, Kosova shënon 1 viktimë nga

Kosova vijon të mbajë një nivel disi më stabël të të infektuarve dhe fataliteteve nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste të reja me Covid-19 dhe një viktimë.  

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.

Të fundit