Flash News

Kosova

Nuk u lejua të kalojë barrikadat, ndërron jetë gruaja serbe në Veri të Kosovës

Nuk u lejua të kalojë barrikadat, ndërron jetë gruaja serbe

Një grtua serbe në Mitrovicën Veriore ka pësuar sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë për shkak se nuk arriti të shkojë në spital për shkak të barrikadave të vendosura në disa rrugë prej 6 ditësh nga vetë serbët.

Një qytetare serbe, e quajtur Bozhoviq Vesna, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tezja e saj që jeton në veri të Mitrovicës ka ndërruar jetë.

“Tezja ime, e cila jeton në Kosovë, ka pësuar sulm në zemër sot, pasi djali i saj u torturua nga ‘dy majmunë të maskuar’. I gjori duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Nuk arrij dot as në Rashkë. Sonte ata janë në mëshirë të fatit. Poshtë në Kosovë, duke luftuar me Albin Kurtin, lufta me barrikada kthehet në luftë kundër vetë serbëve”, shkroi ajo.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në Facebook u shpreh se gruaja në fjalë tashmë ka vdekur.

“Kriminelët e terroristët e Vuçiqit, ne krye me Radoiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vet serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur. Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk i dimë? A e dinë EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare!”, thuhet në postimin e tij.

Barrikadat janë vendosur në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb në Policinë e Kosovës.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore, në mënyrë që të kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve në lokale.  

 

 

 

Të fundit