Flash News

Kosova

Sulmohet asamblisti i LDK-së në Viti, rasti lidhet me një konflikt për parking

Sulmohet asamblisti i LDK-së në Viti, rasti lidhet me një

Një incident është regjistruar gjatë procesit zgjedhor në Viti, ku asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Zuka, është sulmuar fizikisht. Rasti është dënuar ashpër nga dega e LDK-së në këtë qytet, e cila e cilëson aktin si sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes.

Në një reagim në rrjetet sociale, LDK i ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masa të menjëhershme dhe të vënë para drejtësisë autorët e sulmit.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet për rastin, i cili është cilësuar si “sulm”. Sipas policisë, incidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për parking.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit