Flash News

Kosova

Sulmohet sërish policia e Kosovës, regjistrohen dy shpërthime në Jarinjë

Sulmohet sërish policia e Kosovës, regjistrohen dy shpërthime

Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm.

Në një njoftim, policia thotë se kanë ndodhur dy shpërthime teksa qartazi gjurmët dallohen edhe në mjetin e policisë, xhami i të cilit është thyer.

“Vetura e policisë sulmohet me mjete shpërthyese, dyshohet të jenë mjete piroteknike

Prishtinë, më 16 prill 2022

Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë”, njofton policia.

Dyshohet që të jenë përdor mjete piroteknike. Kujtojmë se dje ministri Sveçla njoftoi se në tre ditët e fundit janë regjistruar gjithsesj katër sulme ndaj policisë së Kosovës, me granat dore dhe kallashnikov.

Të fundit