Flash News

Kosova

Sulmoi zyrat e KQZ në Veri të Kosovës, Gjykata e Prishtinës vendos edhe dy muaj ‘arrest shtëpie’ ndaj Pantiq

Sulmoi zyrat e KQZ në Veri të Kosovës, Gjykata e Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ndaj të pandehurit Dejan Pantiq t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj.

Vendimi erdhi pas kërkesës që Prokuroria Speciale eKosovës ka bërë më 4 janar, që të vazhdohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Pantiq, i cili dyshohet për veprën penale “kryerje e veprës terroriste”.

Masa e arrestit shtëpiak ndaj tij, siç njoftoi Gjykata Themelore në Prishtinë, vazhdohet deri më 9 mars 2023.

Policia e Kosovës arrestoi ish-policin Dejan Pantiq, më 10 dhjetor, në pikën kufitare të Jarinjës, nën dyshimin se ai ka sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në Zubin Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, më 6 dhjetor.

Autoritetet thanë se ai dyshohet për veprime terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

 

Të fundit