Flash News

Kosova

"Open Balkan", Kurti paralajmëron zhvillime politike: Serbia duhet të hapet njëherë për Kosovën

"Open Balkan", Kurti paralajmëron zhvillime politike: Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për nismën “Open Balkan”, të cilën e ka refuzuar me arsyetimin se bie ndesh me interesat e vendit që drejton.

Sipas tij, nuk mund të ketë Ballkan të hapur derisa Serbia nuk i pranon pasaportat e Kosovës, vulat, certifikatat etj. Gjithashtu shtoi se “Serbia për ta dëshmuar se është për Ballkan të hapur duhet të hapet njëherë për Kosovën”.

Duke folur për planet se Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i largojnë kontrollet kufitare nga janari i 2023-së, Kurti tha “deri në datën kur e kanë paralajmëruar këtë gjë mund të ndodhen shumë zhvillimet politike. Një premtim i tillë më shumë është një parashikim i vagullt sesa ndonjë fakticitet që po e presin të gjithë”.

Të fundit