Flash News

Kosova

Operacion në Leposavic sekuestrohen armë dhe municione pas një konflikti familjar

Operacion në Leposavic sekuestrohen armë dhe municione pas një

Një operacion i Policisë së Kosovës në fshatin Mekinicë të Leposavicit ka çuar në zbulimin dhe konfiskimin e një sërë armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake të Serbisë, pas një denoncimi për kanosje brenda familjes.

Sipas raportit zyrtar, një grua ka njoftuar stacionin policor në Mitrovicë të Veriut se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu kishte armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë, duke kontaktuar të dyshuarin, i cili e ka pranuar posedimin e armëve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë sekuestruar:

3 pushkë automatike AK-47
1 pushkë ajrore
1 revole dhe 1 shkrepës në formë revolve
55 fishekë
1 bajonetë dhe 2 thika
5 karikatorë për AK-47, 1 karikator për revole dhe një këllëf
1 xhaketë ushtarake dhe 2 këmisha të Policisë së Serbisë
Të dyshuari, S.T., 49 vjeç, ka pasur një urdhër mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që nga 15 tetori 2024, i cili ishte ende në fuqi në ditën e incidentit. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat: “Kanosje”, “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve”. Ai është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, babai i të dyshuarit, N.T., 70 vjeç, deklaroi se disa nga armët dhe uniformat i përkisnin atij personalisht. Pas intervistimit, ai është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.

Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe ka theksuar përkushtimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Të fundit