Flash News

Kosova

OSBE kritikon vendimin e KQZ: Refuzimi i Listës Serbe cenon standardet zgjedhore

OSBE kritikon vendimin e KQZ: Refuzimi i Listës Serbe cenon standardet

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët refuzuan ose abstenuan nga miratimi i kërkesës për akreditimin e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Në një deklaratë publikuar në Facebook, OSBE shprehet se është “thellësisht e zhgënjyer dhe seriozisht e shqetësuar” për mënyrën se si u mor vendimi, duke theksuar se një hap i tillë i mohon një subjekti politik të drejtën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Misioni vëren se tensionet politike brenda KQZ-së po ndikojnë drejtpërdrejt në sjelljen e votimit, e cila sipas tyre është udhëhequr nga interesa partiake dhe jo nga standardet ligjore apo parimet demokratike.

“Një sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë që duhet të ketë një organ i pavarur zgjedhor,” theksohet në reagim.

OSBE paralajmëron se këto vendime rrezikojnë të dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe mund të ushqejnë perceptimin se vendimet nuk janë të bazuara në drejtësi dhe gjithëpërfshirje, por në kalkulime politike.

Të fundit