Flash News

Kosova

Osmani: Arrihet marrëveshja me Izraelin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Osmani: Arrihet marrëveshja me Izraelin për heqjen e vizave për

Vjosa Osmani, presidentja e Republikës së Kosovës ka pritur në takim ambasadoren e Shtetit të Izraelit Tamar Ziv.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për marrëveshjet ndërshtetërore në fusha të ndryshme të cilat priten të nënshkruhen së shpejti.

Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve”, bëhet e ditur në komunikatë.

Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim si një zhvillim pozitiv që do t’i hapë rrugë bashkëpunimit të dy vendeve.

Me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, Presidentja Osmani thotë se kjo ditë për Kosovën shërben si rikujtim për miliona njerëz të pafajshëm të humbur dhe si një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit.

Gjithashtu Presidentja Osmani e informoi ambasadoren për zhvillimet e fundit në vend e në rajon dhe ambasadorja Ziv e informoi më pas për situatën e sigurisë në Izrael.

Të fundit