Flash News

Kosova

Osmani dhe Kurti drejt SHBA-së për investimin më madh në fushën e energjisë, 3 projektet që përfiton Kosova

Osmani dhe Kurti drejt SHBA-së për investimin më madh në

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i vizitës është nënshkrimi i një marrëveshjeje në Uashington me vlerë 236.7 milionë dollarë. Mediat vendase shkruajnë se ky do të jetë investimi më i madh i bërë ndonjëherë në fushën e energjisë në Kosovë.

Por cilat do të jenë tri projektet energjetike që pritet të realizohen në Kosovë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje? Qeveria bën me dije se janë:

1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh),

2. Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë

3. Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë.

Projekti i dytë synon të krijojë një program të studimit për të zhvilluar aftësitë e individëve që do të punojnë në këtë sektor dhe synon të ketë përfshirje më të madhe të grave.

Ndërsa projekti i tretë është financim nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD).

 

Të fundit