Flash News

Kosova

Osmani dhe Kurti takohen sot me sekretarin Blinken në SHBA

Osmani dhe Kurti takohen sot me sekretarin Blinken në SHBA

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të takojnë sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Siç njofton Presidenca, në fokus të diskutimeve do të jetë thellimi i partneritetit bilateral Kosovë-SHBA në nivel strategjik, angazhimi i përbashkët në drejtim të adresimit të sfidave ndaj paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë, si dhe mbështetja për Kosovën në sektorët strategjik.

Në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të kemi nderin të pritemi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në orën 16:30, sipas kohës lokale në Washington D.C.

Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.

Takimi do të mbahet në Departamentin Amerikan të Shtetit në ora 16:30, sipas orës lokale në Washington D.C., respektivisht në ora 22:30 sipas kohës së Kosovës.

  

Të fundit