Flash News

Kosova

Osmani e prerë me Vuçiçin: Prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund në vitin 1999

Osmani e prerë me Vuçiçin: Prezenca e ushtrisë serbe

Presidentja Vjosa Osmani tha se situata në veri mbetet sfidë për Kosovën. Ajo tha para deputetëve se bandat kriminale në veri, të cilat financohen nga Serbia do të përballen me drejtësinë.

“Veriu i Kosovës vazhdon të jetë sfidë për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia ka ndaj Kosovës e të cilat i shpreh përmes financimit të strukturave ilegale kriminale. Ne jemi të vendosur që të krijojmë siguri e sundim të ligjit në çdo cep të territorit tonë.

Bandat kriminale nuk do të mund të mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë edhe atyre në veri për të jetuar të lirë në atdheun e tyre në Kosovë. Atyre nuk ju pëlqen vendosmëria e institucioneve, as zbatimi i ligjit në tërë territorin e as lufta e pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit. Le ta kenë të qartë se kjo është rrugë nga e cila nuk devijojmë e as nuk heqim dorë, ata do të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.

Presidentja i ka dhënë edhe një përgjigje pretendimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë, duke thënë se kjo është një ide hegjemoniste.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste për vendosjen e trupave ushtarake në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e di fare mirë që prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë mori fund në vitin 1999”, ka thënë ajo.

 


 

Të fundit