All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Osmani flet në PE me fjalët e Rugovës: Shtëpia nuk mbahet pa miq, Kosova është flakadan i demokracisë

All - Paragraf - 1

Osmani flet në PE me fjalët e Rugovës: Shtëpia nuk mbahet pa

Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në Parlamentin Evropian. Osmani e nisi fjalimin me fjalët e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

All - Paragraf - 3

Presidentja Osmani tha para eurodeputetëve se Kosova është e lirë, e pavarur dhe se unioni duhet t’i qëndrojë pranë.

Presidentja e Kosovës shprehu mirënjohje për mbështetjen e unionit evropian ndaj popullit Kosovar, teksa tha se Kosova vijon të ecë krah Evropës për të ruajtur vlerat e përbashkëta.

“Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe Kosova sot është flakadan i demokracisë. Lideri ynë vizionar u nderuar nga PE. Kam nderin që të jem presidentja e parë e Kosovës që flas para PE. Faleminderit për kontributin e pamasë që ky institucion ka dhënë për lirinë tonë. Rugova para këtij institucioni tha se “Shtëpia nuk mbahet pa miq.”

Jam këtu për shprehur mirënjohjen të popullit të Kosovës për mbështetjen e juaj të palëkundur.  Vlerat europiane janë futur thellë në indet e popullit tonë. Ne vazhdojmë të ecim krah përkrah ndërsa luftojmë të ruajmë vlerat tona të përbashkëta. Republika jonë lindi nën himnin e Evropës”, tha Osmani.

Pjesëmarrja e Osmanit në PE vjen në një kohë kur veriu i Kosovës po përballet me tensione. Bashkimi Evropian njoftoi një ditë më parë se është duke përgatitur një paketë sanksionesh për Kosovën.

Të fundit