Flash News

Kosova

Osmani flet pas takimit me Baker: Kosova është më e fortë me SHBA-të

Osmani flet pas takimit me Baker: Kosova është më e fortë me

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi sot Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani shkroi pas takimit rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar,” ka shkruar ajo.

Presidentja ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një mundësi me përfitime të ndërsjella.

Gjithashtu, Osmani ka nënvizuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një objektiv strategjik, ndërsa mbështetja amerikane në këtë drejtim është vlerësuar si jetike.

Të fundit