Flash News

Kosova

Osmani flet për herë të parë për kritikat e Borrell: Nuk shpërtheva, tregoi njëanshmëri

Osmani flet për herë të parë për kritikat e Borrell:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për herë të parë rreth kritikave të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell.

Osmani foli për “Balkan Talks” në Euronews Albania dhe u shpreh se deklaratat e saj ndaj Borrell, kur tha se ishte i njëanshëm dhe nuk menaxhoi diaogun, nuk ishin një shpërthim i saj.

Osmani tha se e gjitha ishte një reagim parimor nga ajo çka u pa atë ditë.

“Nuk ishte shpërthim, ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm. Ajo që pamë atë ditë ishte anshmëri e shprehur shumë qartë nga ana e zotit Borrell ku fajësohej Kosova për dështimin e një procesi ku më së paku kishte faj Kosova.

 Ishte larguar pjesa që kishte të bënte me kornizën e marrëveshjes finale dhe e dyta ishte larguar dhe afati kohor, prandaj dhe ne kur u dakorduam me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kemi këtë 48-orëshin shtesë insistuam pikërisht në këto dy çështje,” u shpreh Osmani.

 

Të fundit