Flash News

Kosova

Osmani: Gazetarët në veri u sulmuan nga bandat kriminale

Osmani: Gazetarët në veri u sulmuan nga bandat kriminale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin e rradhës ndaj mediave shqiptare në Leposaviq, në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Tëitter, Osmani shkruan se gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale.

“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë.

Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar  Osmani.

Të fundit