Flash News

Kosova

Osmani: Gjermania, shtyllë strategjike për rrugën euroatlantike të Kosovës

Osmani: Gjermania, shtyllë strategjike për rrugën euroatlantike

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel.

Ata biseduan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë takimit, Osmani u shpreh se Gjermania është shtyllë strategjike për Kosovën në ruajtjen e stabilitetit rajonal, si dhe në avancimin e rrugës euroatlantike të vendit tonë.

Ajo konfirmoi edhe gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim të thellë me Qeverinë e Kancelarit Merz dhe vlerësoi rolin jetik të Gjermanisë në mbrojtjen e vlerave demokratike, unitetit transatlantik dhe sigurisë evropiane.

Duke folur për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, presidentja theksoi: “Kërkojmë mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pasi ky proces është thelbësor për forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”

 

Të fundit