Flash News

Kosova

Osmani i jep Dua Lipës shtetësinë e Kosovës: Krenare gjithmonë me ty

Osmani i jep Dua Lipës shtetësinë e Kosovës: Krenare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i dorëzoi sot në Prishtinë Dua Lipës shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ky është një ‘nder i veçantë’ për vendin, duke theksuar se është një nga personalitetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua”, ka shkruar Presidentja.

“Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, shtoi Osmani.

Osmani vlerësoi kontributin e Lipës në promovimin e Kosovës ndërkombëtarisht, në fuqizimin e të rinjve dhe në përkrahjen e artit vendor.

“Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundon Presidentja. 

Të fundit