Flash News

Kosova

Osmani: Kryetarët e komunave veriore të betohen brenda afateve ligjore

Osmani: Kryetarët e komunave veriore të betohen brenda afateve ligjore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur këtë të premte se kryetarët e rinj të katër komunave në veri të Kosovës, të kryejnë betimin brenda afateve ligjore.

Disa orë pas betimit të Erden Atiçit, si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Osmani ka thënë se kryetarët e asaj pjese, duhet t’i bindin qytetarët se projektet do të jenë në të mirë të tyre.

Shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”.

Sipas presidentes, edhe mbajtja e zgjedhjeve në muajin prill të këtij viti ka qenë obligim ligjor dhe kushtetues.

Ajo që e ka shtyrë këtë situatë ka qenë dorëheqja e ish- kryetarëve të komunave në veri”, ka thënë Osmani, duke shtuar se bojkotimi i zgjedhjeve nga pjesëtarët e komunitetit serb nuk ka qenë vullnetar, por i detyruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Është zbatuar nga strukturat e tij ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës, të cilat vazhdimisht kanë frikësuar, shantazhuar dhe kërcënuar qytetarët serb në veri”.

Të fundit