Flash News

Kosova

Osmani: Kurti u zotua se do ta përkrahte kandidaturën time

Osmani: Kurti u zotua se do ta përkrahte kandidaturën time

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se Albin Kurti ishte zotuar se do ta mbështeste kandidaturën e saj për Presidente.

E ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv, Osmani u shpreh se me votat që morën në vitin 2021, udhëhoqën bashkë vendin.

“Ka qenë vetë zotimi i kryeministrit Kurti që do më përkrahte në një kauzë të tillë e cila është në interes të Kosovës, duke e kualifikuar vetë që bashkimi ynë si binom është diçka për të cilën Republika jonë ka nevojë akoma…Po flas për diskutimet tona. 14 shkurt 2021 ne morëm mbi 400 mijë vota bashkë dhe atëherë kryeministru u zgjodh kryeministër dhe me votat e përbashkëta që i morëm unë u zgjodha presidente dhe udhëhoqëm këtë vend së bashku", tha Osmani.

Të fundit