Flash News

Kosova

​Osmani merr letër nga Donald Trump: ShBA-të dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë

​Osmani merr letër nga Donald Trump: ShBA-të dhe Kosova ndajnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Presidenca e Kosovës njofton zyrtarisht se në letrën e tij, Trump vlerëson vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga vende të treta si një tregues i gatishmërisë për bashkëpunim me SHBA-në, duke theksuar se ky hap reflekton forcën dhe dhembshurinë e popullit kosovar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur,” thekson Trump.

Ai shpreh besimin se partneriteti mes dy vendeve do të thellohet më tej në vitet që vijnë dhe e cilëson Presidenten Osmani si “një mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara”.

Në fund të letrës, Presidenti Trump i përcjell Presidentes Osmani edhe përshëndetjet dhe urimet më të mira nga Zonja e Parë, Melania Trump.

Të fundit