Flash News

Kosova

Osmani në betimin e presidentit të ri të Malit të Zi: Të mbrojmë vlerat për të cilat kemi luftuar

Osmani në betimin e presidentit të ri të Malit të Zi:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në betimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Osmani deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta demokratike, besimin e ndërsjellë dhe historinë e lidhjeve të fuqishme të popujve dhe shteteve.

“Përcaktimi i qartë i popullit tonë për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike nënkupton domosdoshmërinë që të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin tonë të fortë dhe të mbrojmë vlerat që ndajmë dhe për të cilat kemi luftuar shumë për t’i ndërtuar dhe ruajtur. Derisa kontinenti ynë e gjen veten në këtë pikë kritike, është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin dhe rrugën tonë drejt institucioneve euroatlantike”, tha Osmani.

Jakov Milatoviç ka marrë zyrtarisht detyrën si president i Malit të Zi. Ai u betua para 200 të ftuarve në Parlament dhe më pas mbajti një fjalim, ku ai tha se do të kryejë të gjitha detyrat me paanshmëri dhe nder sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Të fundit