Flash News

Kosova

Osmani nga Brukseli: Nëse BE-ja nuk i jep një sinjal Ballkanit, faktorë të tjerë do ta përdorin hapësirën

Osmani nga Brukseli: Nëse BE-ja nuk i jep një sinjal Ballkanit,

Bashkimi Europian ka shprehur mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por nuk mori një vendim për këtë çështje. Kjo ishte e pritshme sipas presidents Vjosa Osmani, e cila nuk ishte shprehur optimiste.  

Por Osmani theksoi nga Brukseli tha se ka ardhur koha që BE-ja t’i flasë qartë Ballkanit, ose përndryshe të tjerët do ta zënë hapësirën e lënë bosh prej unionit.

“Duke hapur dyert e saj për Ukrainën dhe Moldavinë, BE po dërgon një mesazh me rëndësi gjeostrategjike. Është një vendim gjeopolitik dhe është pikërisht ajo që i duhet Ballkanit Perëndimor.

Pra shpresoj shumë që ndërkohë që Ukraina dhe Moldavia vazhdojnë njëkohësisht, BE-ja të kuptojë se ne jemi pjesë e zemrës së Evropës dhe se edhe ne meritojmë të vazhdojmë, sepse nëse BE-ja nuk i jep një sinjal të qartë Ballkani Perëndimor, faktorë të tjerë keqdashës do ta përdorin atë hapësirë”, u shpreh Osmani.

 

 

Të fundit